Këta janë 4 politikanët dhe zyrtarët e lartë të Shqipërisë të shpallur “non grata” nga SHBA (deri tani)

Sali Berisha nuk është politikani i vetëm në Shqipëri që është shpallur “non grata” në SHBA.
Deri tani në Shqipëri janë shpallur “non grata” edhe ish- kryebashkiaku Vangjush Dako, kreu i PSD Tom Doshi, dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.
Vendimi për Adriatik Llallën:
Më 14 shkurt të vitit 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” ish-Prokurorin e Përgjithshëm Shqiptar Adriatik Llalla për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.
“Përveç përcaktimit të z. Llalla, Sekretari po përcakton publikisht edhe bashkëshortin e z. Llalla, Ardjana Llalla, vajzën e tij, Eni Llalla dhe fëmijën tjetër të tij, shtetas jo-amerikan”.
Vendimi për Tom Doshin:
Më 16 prill 2018, DASH do t’i ndalonte me akuzën korrupsion, hyrjen në SHBA deputetit Tom Doshi bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
“Përveç përcaktimit të z. Doshi, Departamenti po përcakton publikisht edhe bashkëshortin e z. Doshi, Xhovana Doshi, vajzën e tij të rritur, Briana Doshi, djalin e tij të rritur, James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur”
Vendimi për Vangjush Dakon:
Më 30 korrik 2019, DASH, vendosi të shpallë si person të padëshiruar, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit asaj kohe Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Shkak mbetej sërish përfshirja e këtij zyrtari të lartë në korrupsion.
“Sekretari i Shtetit po përcakton publikisht Kryetarin e Bashkisë Shqiptare të Durrësit Vangjush Dako nën Seksionin 7031 (c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndarura të FY 2019, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm”.