Mëkatet e Sali Berishës/ Cako: U vendos nga Ramiz Alia në PD, ka zëra se ai dhe familja e tij…

Analisti i njohur pjesë e emisionit “Rrethi Katror” në Top Channel ka folur mbi ato që i cilësoi si mëkatet e Sali Berishës gjatë drejtimit të PD-së dhe të pasjes në dorë të të gjitha frenave të pushtetit.
“Ai është vendosur nga paraardhësi i tij, Ramiz Alia, dhe misioni i tij ishte që të mos lejonte përplasje civile dhe ia arriti atë. Bindjen e tij ishin komuniste, Berisha ishte një komunist i devotjshëm. Ai luftoi të gjithë të djathtët e vërtetë. Nëse PS ngeli me ato komunista të ndershëm, e i shihnin si model, kurse nga PD kaluan komunistë hileqarë, spiunë të sigurimit të shtetit.
Po mos të kishte një dosje, Sali Berisha nuk të jepte pushtet, po mos te kishe marrë në qafë një njeri ai nuk të afronte. Në botë u zbatua Katovica, dhe e zbatoi edhe Ramiz Alia një Katovice, nje marrëveshje të vogël, Edhe ky Berisha i zbatoi të gjitha këto me përpikëri”, tha Cako.
Më pas ai bëri të ditur se gjatë kohës ka qenë president nuk u shqua për korrupsion, por më pas kur e mori pushtetin për herë të dyte ne 2005, u përfshi në korrupsion me familjen e tij.
“Kur ishte president nuk u shqua, por pas 2005 ai dhe familja e tij u zhytën në korrupsion. Berisha ka zëra të këqij se ka bërë edhe eliminime fizike. Familja e tij ka zëra se ka pasuri të paluajtshme të mëdha në emra të të tjerëve. Berisha për të mbajtur pushtetin mund të bënte çdo lloj gjëjë. Unë kam qenë dakord që gjykatat shqiptare ta kishin hedhur prapa hekurave, por jam kundër se qe vjen një i huaj dhe e vendos prapa hekurave. Ne jemi pasardhës të Aleksandaër i Madh, nuk mund të vijnë këtu një grup njerëzish, çifutësh me 150 vjet shtet dhe të vijnë këtu dhe ta na gjykojnë. Pas 5 vitesh mund të shkojë Berisha në gjykatën shqiptare, Meta dhe më pas Rama , por jo të na tregojnë ne të huajt, por gjykatat shqiptare”, tha Cako.