Shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA, reagon BE: E respektojmë plotësisht

Ambasadori i BE, Luigi Soreca është pyetur nga gazetarët në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA.

Ambasadori tha nga Korça se nuk ka një koment të veçantë për rastin, pasi ky është një vendim i SHBA.

Gjithsesi, Soreca i dha “OK” vendimit, pasi tha se e respekton plotësisht.

“Nuk kam asnjë koment. Është vendim i SHBA,  që ne e respektojmë plotësisht, ndaj unë nuk kam koment për këtë vendim”, tha Soreca.

Ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me familjen e tij, u shpall më 19 maj nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ‘non grata’ në SHBA për “korrupsion madhor”./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT