Basha “në dorë” të Gazment Bardhit, kandidatëve u lejohen vetëm vëzhgues në Komisionet e Votimit

Organizimi i zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike do të jetë në dorë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, kjo sipas propozimit të bërë në dokumentin që pritet të miratojë kryesia e demokratëve.
“Sekretari i Përgjithshëm kujdeset që administrata e selisë qendrore dhe degët e partisë t’u krijojnë kushtet dhe aksesin e barabartë të gjithë kandidatëve për realizimin e kësaj të drejtë. Sekretari i Përgjithshëm, me kërkesë të secilit kandidat vendos në dispozicion të tyre infrastrukturën dhe burimet njerëzore të nevojshme që garantojnë barazinë në mundësi të secilit kandidat gjatë fushatës zgjehdore”, thuhet në një nga pikat e dokumentit.
Ndërkohë, kandidatëve që rivalizojnë Bashën nuk propozohet që të kenë anëtarë në Komisionet e Votimit, por vetëm vëzhgues.
“Komisioni i votimit përbëhet nga një nënkryetar i degës dhe kryetari, sekretari për çështjet zgjedhore dhe aksionin elektoral në degë, sekretari organizativ i degës. Secili prej kandidatëve ka të drejtë të caktojë një anëtar vëzhgues, që duhet të jetë anëtar i degës së partisë”, thuhet më tej në dokumentin e siguruar nga Top Channel.
Sipas këtij dokumenti, të drejtë vote vetëm ata që janë të shënuar si anëtar në regjistrin elektronik të partisë, një anëtar që nuk ndodhet i shënuar në këtë regjistër duhet të paraqite
t me kartë identiteti dhe kartën e anëtarësisë së vlefshme për të votuar.