Skualifikimi i Ibsen Elezit, Harxhi: Basha u tregua besëprerë

Edith Harxhi u konfirmoi nga Kryesia e Partisë Demokratike për të vijuar garën për kryetare të PD-së më 13 qershor, por ajo kritikon ashpër vendimin e eleminimit të 5 emrave të tjerë që kishin dorëzuar formularët për të hyrë në këtë garë.

“Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë”, shkruan ajo.

Harxhi veçon përjashtimin nga gara të Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në.

“Si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kuksit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual”, mbyll reagimin e saj Harxhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT