Amerika e shpalli Sali Berishën “non-grata”, reagon ambasadori gjerman

Ambasadori Gjerman ishte ditën e sotme në qytetin e Maliqit, Zingraf ka vizituar një projekt të KFË gjermane për trajtimin e mbetjeve duke thënë se projekte të tilla do vijojnë në rang vendi.
Në një reagim për mediat i pyetur për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Berisha ai tha se nuk ka asnjë koment.
Çfarë mendoni për shpalljen “non-grata” të zotit Berisha nga DASH?
Ambasadori: Nuk kam asnjë koment
Ambasadori foli dhe për negociatat: Kushtet e negociatave janë plotësuar, kam besim se do të hapen.
Ndërkohë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ai shprehur vullnetin e qeverisë federale për të cilën kushtet nga Shqipëria janë plotësuar.
“Le të themi që unë shpresoj që bisedimet e anëtarësimit të nisin sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është një proces që kërkon mjaft punë, bashkëpunimin e gjithë aktorëve. Projekte të tilla çojnë në plotësimin e standardeve europiane.
Në emër të qeverisë federale për të cilën mua më lejohet të flas. Qeveria federale ka thënë që kushtet janë plotësuar tanimë. Të njëjtën gjë konfirmoi dhe BE. Unë jam optimist për nisjen e negociatave. Por ky është një proces që kërkon dakordësinë e të gjitha vendeve. Ministri federal është pro këtyre negociatave”, tha Zingraf. /Gazeta Shqip