“Ta marrim me dhunë presidentin”, Hysi: Jam kundër, boll është dëmtuar institucioni i presidencës

Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta ka mbyllur hetimin dhe sot kryetari i komisionit, deputeti i PS Alket Hyseni ka prezantuar provat që ka administruar ky organ.

Pas propozimit të deputetit Spartak Braho që tamarrim me dhunë presidentin, deputetja e PS Vasilika Hysi është shprehur kundër.

“S’po komentoj antikushtetueshmërinë e Metës. Jam kundër thirrjes me forcë. Nuk është e mirë për imazhin. Boll është dëmtuar institucioni i presidencës”, deklaroi Hysi.

Kreu i Komisioni Alket Hyseni tha se kërkesa për të ardhur në seancë dëgjimore është bazuar në dy momente juridike, momenti i parë e drejta që ka personi nën hetim, në këtë rast presidenti dhe detyrimin që ka ky komision për ta thirrur e dëgjuar.

“Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit. Do hedh për votim për propozimin për të mbyllur procedurën, hetimin, dakord të gjithë. Administrimi i provave, do ua lexoj provat dhe do shprehemi”, tha Hyseni, teksa më pas ka renditur provat si CD me deklarata e pamje filmike, takime të Presidentit Meta etj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT