Katër kandidatët për kryetar/ PD nxjerr udhëzimin, si do të veprohet për zgjedhjet, shmanget debati mes rivalëve

Partia Demokratike ka miratuar udhëzimin e veçantë në lidhje me garën që do të zhvillohet për kryetar të PD-së më 13 qershor.
Një ditë më parë Kryesia e PD-së miratoi vetëm katër kandidatura Lulzim Bashën, Fatbardh Kadillin, Edit Harxhin dhe Agron Shehajn.
Gjithashtu u miratuan edhe rregullat e lojës për këtë garë, ku bie në se dy mes katër kandidatëve është shmangur debati brenda PD-së.
Në udhëzimin e siguruar nga Gazeta “Shqip”, që është i firmosur nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho përcaktohet qartë rregullat e takimit e kandidatëve për kryetarë.