Testi logjik për BKH-në, komunikimi me kandidatët e tjerë të skualifikon automatikisht

Ditën e enjte, 421 kandidatët që kualifikuar nga aplikimet për t’u bërë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit do t’i nënshtrohet testit logjik.
Testi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve me rregulla rigoroze.
Kandidatëve, gjatë zhvillimit të testit me shkrim, në ambientin ku zhvillohet testi, nuk lejohet të mbajnë telefona celularë, pajisje elektronike, libra ose shënime.
Nuk lejohet asnjë lloj komunikimi me kandidatët e tjerë pasi kanë hyrë në ambientin ku zhvillohet testi.
Mosrespektimi i këtyre rregullave dhe udhëzimeve të tjera të dhëna nga vëzhguesit do të rezultojnë në largimin e menjëhershëm të kandidatit dhe moskualifikimin e tij për në Byronë Kombëtare të Hetimit.
Minimumi i pikëve për kualifikimin e kandidatëve në fazat e mëtejshme është 12 pikë.