Shkarkimi i Ilir Metës, Hysi: Presidenti s’ka të drejtë të kërcënojë policinë dhe nuk bën dot thirrje për referendum

Komisioni hetimor vazhdon punimet për shkarkimin e presidentit Meta duke diskutuar mbi shkeljet që ka bërë Ilir Meta gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve të 25 prillit, deputetja Hysi tha se presidenti ka kërcënuar policinë e shtetit
Ndër të tjera ajo tha se kreu i shtetit nuk ka kompetenca që të administrojë zgjedhjet, por të vlerësojë ato. Ai duhet të japë certifikim të zgjedhjeve apo vlerësime. Presidenti nuk mund të tërheq vëmendje ndaj diplomatëve.
“Asnjë institucion nuk ka imunitetin që të shkel liritë dhe të drejtat e njeriut. Se në ç’shkallë kufizohen, edhe këto përcakton në nenin 17 të Kushtetutës. Në këtë kuadër, përsëri një çështje të dytë që do të doja të theksoja janë kompetencat e presidenti. Ai justifikohej se ka të drejtë që të mbrojë Kushtetutën dhe Republikën. Kompetencat e presidentit rregullohen ne nenin 92. Në këtë nen nuk thuhet se presidenti i drejton sms policisë, gjykatave. Ai nuk bën dot thirrje për referendum. Ai duhet të japë certifikim të zgjedhjeve apo vlerësime. Presidenti nuk mund të tërheq vëmendje ndaj diplomatëve. Askush nuk ka të drejtë të shprehet dhe të japë urdhra dhe të kërcënojë punonjësit e Policisë së Shtetit. Shprehet e presidentit të Republikës që i bën thirrje dhe i shantazhon punonjësit e policisë, është një shkelje shtoi Hysi.
Konkretisht më lejoni të theksoj deklaratë e presidenti në 24 prill, në ditën e heshtjes zgjedhore. Përmbajtja e deklaratës është; “Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës, boll dëgjuat përfaqësuesit e Ndraghetës”. Kush është Ndragheta?! Ne, deputetët?! “Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, mjerë ju”. Çfarë është kjo? Kjo shprehje është kanosje, është shumë domethënëse. Në 24 prill, presidenti i Republikës përmend; “kriminelët janë të rrezikshëm kudo, por më të rrezikshëm janë kriminelët e veshur me uniformë.’, Pra sulmon punonjësit e policisë. Neni 135 thuhet se pushteti gjyqësore ushtrohet nga gjykatat e Apelit, e Larta apo Kushtetuesja dhe jo nga presidenti. Në cilin nen të Kushtetutës thuhet se prokurori duhet të dëgjojë presidentin e Republikës?! “Sfurqet”. Jemi në periudhën primitive??”, tha deputetja Hysi.