“Meta nuk shkarkohet për ato që thotë”, ish-ministri i Drejtësisë: Duhet të ketë bërë ndonjë krim të rëndë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se Ilir Meta ka humbur betejën e tij për të qenë president. Teksa ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking” në Top News, Manjani shtoi se “presidenti i Republikës nuk mund të shkarkohet për ato që thotë”.

“Qeveria nuk mund ta shkarkojë Metën vetëm përse nuk është dakord me ato që thotë. Deklarimi se do të largohej nëse Rama fitonte, fakt komprometues për një president. Meta e ka humbur kredon për të shërbyer në detyrën e presidentit, për bastin publik që do jepte dorëheqje. Askush nuk ia kërkoi, e për shkak të kësaj gjëje ai e ka humbur kredon. As Berisha nuk e ka bërë këtë gjë, që të vinte baste për rezultatet e zgjedhjeve”, tha ish-ministri i Drejtësisë.

Sipas Manjatit, dorëheqja do të ishte kapaku i floririt, por që nuk mund të shkarkohet nga disa fjalë goje.

“Kuptimi kushtetues ka dy kuptime shkelje të kushtetues dhe ligjit. Detyrat e presidentit janë të shkruara. Nëse nuk do lejonte stërvitjen e NATO-s, kjo është shkelje kushtetuese. Por se çfarë i ka thënë ambasadores Kim është në koston e tij personale, jo në kuptimin kushtetues që është një shkelje e rëndë. Sigurisht që një mazhorancë si Partia Socialiste, mund të ndihet legjitime në kuptimin politik. Legjitimiteti politik qëndron, por jo ai kushtetues”, tha ish-ministri i Drejtësisë.

Sipas tij duhet të ketë bërë ndonjë krim të rëndë që të shkarkohet, duke iu bazuar kushtetutës. I pyetur nëse mund të dërgohet me forcë para komisionit hetimor, Manjani tha se “askush nuk mundet që të dëshmojë me forcë”.

Ish-ministri i Drejtësisë shtoi se “dëmi që i vjen Metës është më i madh dëmi moral se sa debati ikën apo nuk ikën”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT