Në listën e zezë të SHBA/ Fatos Klosi për Berishën: Të ruajë qetësinë e mos thotë broçkulla, i doli bllof…

Ish-drejtor i SHISH, Fatos Klosi, foli sot në “Breaking” në Top News, për shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA.
Klosi tha se ishte i surprizuar nga ky vendim i SHBA dhe pse pritej prej kohësh. Ai u shpreh i kënaqur që Drejtësia ka filluar të lëvizë.
“Nuk është kurrë vonë, tani do fillojë, dhe ata dhanë sinjalin e parë. Mund ta fillonin dhe më herët por atëherë nuk kishte një sistem drejtësie, i kishte të gjitha Berisha në dorë.
Siç mbyllin gjyqin e Bashës dhe të Mediut,” tha Klosi.
Ky i fundit gjithashtu i bëri thirrje Sali Berishës që të ruajë qetësinë dhe të mos flasë broçkulla.
“Gjëja më e mirë që duhet të bëjë është të ruajë qetësinë dhe të mos flasë broçkulla se e patë se si doli bllof me atë gjykatën franceze,” tha Klosi.