“Më e mira është përpara”, shqiptarë e turq, Manastirliu prezanton ekipin e spitalit të Fierit (Foto)

Ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu ka prezantuar ditën e sotme një pjesë të ekipit mjekësor të Spital Memorial në Fier.
Përmes një postimi në rrjetet sociale teksa ka publikuar disa nga fotot e stafit mjekësor, ministrja bën me dije se ky spital do të ketë një ekip të përbashkët mjekësor të përbërë nga shqiptarë dhe turq.
Një ditë më para ministra shkruante se: Me shumë entuziazëm, përkushtim dhe dëshirë për të bërë më të mirën, mjekët dhe infermierët e Spitalit Memorial të Fierit janë gati të nisin punë në këtë spital modern
Me shumë entuziazëm, përkushtim dhe dëshirë për të bërë më të mirën, mjekët dhe infermierët e Spitalit Memorial të Fierit janë gati të nisin punë në këtë spital modern, i cili do të jetë edhe një qendër ekselence e transferimit të dijes
#MëEMiraËshtëPërpara
#SkaKohëPërPushim/Shqip