Zgjedhjet për kreun e PD, Kadilli përgjigjet nëse do ta përjashtoj Sali Berishën nga PD

Fatbardh Kadilli, kandidati për kryetar i PD-së, tha se ai kërkon një parti të hapur, të pastër dhe fituese që do të jetë më e madhe se kryetari dhe se do të bëjë ndarjen e rolit të kryetari si lider dhe jo më si një administrator i partisë.

Ai tha se kërkon që t’i jepet fund modelit të partisë së punës dhe se më 13 qershor kjo do të jetë e mundur me largimin e Lulzim Bashës.

“Unë si kandidat dua që partia demokratike të më jap mundësinë të takoj çdo degë të saj. Do krijohet një këshill të urtësh me mandate 6 vjeçar, parimi një anëtarë një vote do të jetë për çdo kryetar local dhe gruseksionesh. Çdo anëtarë mund të krijoj forumin e tij, rishikimi i kodit zgjedhor plotësimi unë jam më I miri pasi e kam nisur me ide qysh në lindje të aspektit të së djathtës. Në mbledhjen e kryesisë kam kërkuar që gara të jetë e barabartë dhe jo si një garë simetrike unë do jem fitues”, u shpreh Kadilli

Kandidati Kadilli është pyetur nëse, a do ta përjashtonin Sali Berishën nga grupi I PD-s pas shpalljes “non-grata”?

Nuk ka një PD që përjashton, Berisha është institucion është vetë Berisha që e vendos nëse do të distancohet nga PD-ja, u shpreh Kadilli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT