Pak ditë pas shpalljes “non grata”/ Yuri Kim në vendlindjen e Sali Berishës, postimi i ambasadores (FOTO)

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim po zhvillon një tur në veri të vendit. Diplomatja amerikane, pasi vizitoi Kukësin, ka udhëtuar drejt Tropojës
Kim ka postuar në rrjetin social “Instagram” foto nga vizita e saj në këto zonë, bashkangjitur së cilës shkruan, “Bajram Curri, Tropoja.”
Vizita e ambasadores amerikane në vendlindjen e Sali Berishës, vjen vetëm pak ditë pasi ky i fundit u shpall “non grata” nga SHBA.
E pyetur në lidhje me shpalljen non grata të Berishës, Kim tha pak ditë më parë se: “Mesazhi është ky; Shqipëria po ndryshon. Shteti ligjor duhet të prevalojë, duhet të jetë një vend i pasur, për të shkuar aty askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. “
Ish-kryeministrit dhe familjes së tij, iu ndalua hyrja në SHBA pasi akuzohet nga DASH për “korrupsion madhor”./Gazeta SHQIP