“SHISH, SPAK e policia informacione sekrete për Metën”, e tregon Myslim Murrizi

Myslim Murrizi, anëtar i Komisionit Hetimor të ngritur nga parlamenti për të hetuar Presidentin Ilir Meta konfirmon zërat se Shërbimi Informativ Shtetëror, SPAK dhe Drejtoria e Policisë së Shtetit kanë dorëzuar në Kuvend informacione me rëndësi.

“Ka ardhur informacion nga SHISH nga Struktura e Posaçme Anti-korrupsion dhe nga Drejtoria e Policisë”, tha ai në një intervistë për Report TV.

Por, Murrizi deklaroi se nuk mund të ndante me publikun llojin e informacioneve të mbërritura për shkak të klasifikimit të tyre si sekret shtetëror.

Në lidhje me këto informacione, Top Channel ka raportuar pak ditë më parë se ka dyshime se Presidenti Ilir Meta është takuar në Shqipëri me eksponentë të Agimit të Artë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT