Bushati: Agron Shehaj s’mund të pretendojë të bëhet kryetar i PD, pa mbajtur qendrim për Berishën

Andi Bushati ka komentuar konferencën për shtyp të kandidatit për kryetar të PD-së, Agron Shehaj.
“Agron Shehaj e ka shume mire kur thote kete:
“Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit, si një gjë të zakonshme, si një gjë normale, pa reflektuar dhe pa ndryshuar asgjë….
Mosndryshimi i udhëheqjes së tanishme të Partisë Demokratike është rruga e sigurtë për të humbur përsëri”.
E vetmja gje qe nuk i falet eshte pergjigjja: “non comment” per vendimin e DASH kunder Berishes.
Dikujt qe pretendon te behet lider nuk i falet te jete pa qendrim per diçka qe ka te beje me themelin e trashëgimise se PD”, shkruan Bushati.