“Beteja” e nxehtë në Ballkan, Rusia sfidon amerikanët në Shqipëri, çon ushtrinë në Serbi

Ballkani kthehet edhe njëherë në kryefjalë të gjeopolitikës. Prej disa javësh në Shqipëri kanë zbarkuar mijëra trupa dhe armatime, artileri e rëndë amerikane në kuadër të stërvitjes më të madhe të NATO-s, “Defender Europë 21” teksa ushtrimet janë përqendruar në 7 baza edhe në vendin tonë.
Ashtu sikur pritej, Rusia nuk ka qëndruar indiferente duke bërë lëvizjen e saj. Moska dhe Beogradi vendosën që të nisin stërvitjen e 200 trupave speciale që do të përfshijë shkatërrimin e simuluar të një formacioni të paligjshëm ushtarak dhe sulmet “anti-terroriste.
“Duke demonstruar aftësi të larta luftarake dhe profesionalizëm, njësitë e forcave speciale të forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë kryen me sukses të gjitha detyrat e caktuara” shkruajnë mediat serbe.
Kjo stërvitje e Rusisë në rajon shikohet si lëvizje për të dëshmuar vendosmërinë e Moskës për ruajtjen e influencës së vet në rajon./ Abcnews.al

