Rrëzohet sërisht pretendimi ‘na vodhën votat’/ Mbyllet rinumërimi, LSI jo vetëm që nuk merr mandatin, por humb edhe vota

LSI jo vetëm që nuk ka arritur të marrë mandatin e deputetit në Durrës, por pas rinumërimit të votave, ka humbur 1 votë.
Pak më parë ka përfunduar rinumërimi i 108 kutive të votimit në Qarkun e Durrësit, dhe ashtu siç pritej, nuk ka patur surpriza, ndërsa mandatet nuk lëvizin.
Mbase surpriza e vetme ishte LSI. Partia që ankimoi rezultatin dhe kërkoi rinumërim, jo vetëm që nuk ka arritur të marrë vota shtesë, por ka humbur edhe një votë.
Nga ana tjetër dy partitë e mëdha, PS dhe PD, kanë humbur përkatësisht 26 dhe 38 vota.
Për të bërë verifikimin dhe rinumërimin, ishin ngritur 8 grupe në sallën e KAS.
Ashtu si edhe në Qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës, rihapja e kutive nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve as në Durrës.