“Vjosa”, Soreca: Pro iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar, zëri i komuniteteve duhet të dëgjohet

Bashkimi Europian ka mbështetur iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Ambasadori i BE-së në vendin tonë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luggi Soreca ka dhënë sërish qëndrimin pro krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës. Përmes një reagimi në Twitter, teksa ka shpërndarë qëndrimin e BE-së, Soreca bën thirrje që zëri i komuniteteve të ekspertëve të mjedisit dhe i qytetarëve të dëgjohet.
“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet.”, shkruan Soreca në reagimin e tij.
We support the initiative for the creation of the #Vjosa National Park?. @EUinAlbania??continues to follow this closely together with #EU MSs Embassies and in consultation with??authorities. It is crucial that the voice of local communitites and environmental experts is heard. https://t.co/cC9LIVN3dv
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) May 26, 2021