Synon drejtimin e PD/ Gjekmarkaj sumon Agron Shehajn: PD nuk është Call Center

Deputeti i zgjedhur i PD Agron Gjekmarkaj foli për zgjedhjet për kryetar në selinë blu që do të mbahen më 13 qershor.

I ftuar në News24, ai tha se mbështet Lulzim Bashën, duke sqaruar dhe arsyet, Gjekmarkaj ironizoi kandidatët e tjerë përballë Bashës, duke u shprehur se PD nuk është ”call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.

“Në PD nuk mund të përsëritet skema e Edi Ramës me sondazhe të trukuara e të tjera mekanizma. Ose të ketë figura të vogla me ambicie komike. PD nuk është call-center”, tha deputeti Gjekmarkaj.

Më tej, Gjekmarkaj deklaroi se Basha momentalisht është dukshëm fitues dhe protagonist, dhe detyra e tij tashmë është të marrë mandatin e mbrojë partinë, kurse kandidatët e tjerë janë për ambicie personale në garë.

“Detyra e Bashës është të marrë mandatin dhe të mbrojë partinë nga agresioni ku ndodhet. Kandidatët e tjerë? Ndonjë bën zhurmë për t’i rritur “piacen” emrit të tij. Normale dhe kjo, por pa ndonjë dobi publike’’– shtoi Gjekmarkaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT