VIDEO/ Ambasadorët e BE priten me gaz e hare në Korçë, Soreca ia merr këngës përkrah Marsela Çibukaj

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca në kuadër të ditëve të Europës, ka vizituar qytetin e Korçës, ku është surprizuar nga fëmijët që e kanë pritur me këngë e me valle në qendër të Pazarit.
Soreca bashkë me ekipin e tij dhe ambasadoren e Suedisë kanë kaluar një ditë të paharrueshme në qytetin e serenatave, nën motivet dhe tingujt e këngëve popullore.
Në një moment zyrtari i BE, Soreca shihet duke kënduar përkrah këngëtares Marsela Çibukaj. Kjo ditë është kthyer si një ditë feste edhe për qytetarët e shumtë korçarë, ndonëse masat kufizuese nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se 50 personave.
“Shikoni videon mahnitëse të një dite të paharrueshme në Korcë. I përulur nga pritja e fëmijëve të Korçës që këndojnë në Odën e Gëzimit. “Ne nuk duhet t’ju shpjegojmë se çfarë është Evropa, sepse Shqipëria është Evropë” # EuropeisHereisbecause # HereisEurope.MirupfashimKorça!”, shkruan Soreca në Twitter.
Thank you #Korça ?? for the unforgettable night! Take a look ? at the amazing atmosphere during our #EuropeWeeks2021 ? events in the city of serenades. pic.twitter.com/pFFNFroCTe
— EU in Albania (@EUinAlbania) May 26, 2021