“Zhduket” koronavirusi/ Vetëm 775 raste aktive në gjithë vendin, situata në spitale

Situata epidemiologjike në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa për të dytën ditë radhazi nuk u regjistrua asnjë i vdekur.

Edhe numri i infeksioneve vijon të mbetet i ulët, me vetëm 20 raste të regjistruara 24 orët e fundit. Rastet janë identifikuar vetëm në 8 bashki, konkretisht 8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.

Numri i rasteve aktive me covid në vendin tonë ka rënë në 775, ku 378 prej tyre janë në Tiranë. Edhe Shkodra dhe Korça kanë relativisht shumë raste, konkretisht  83 dhe 94 raste.

Situata në spitale

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (27 Maj 2021)

Raste të reja ditore        20

Të shëruar në 24 orë      64

Të shtruar në spitale      43

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,137

Testime totale            709,464

Raste pozitive             132,264

Raste të shëruara        129,042

Raste Aktive                  775

Humbje jete                  2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         378

Korçë            94

Shkodër       83

Vlorë             43

Elbasan        39

Berat             38

Lezhë           29

Gjirokastër   26

Fier               20

Kukës           10

Durrës          11

Dibër          4

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT