Rihapja e dosjes së 21 janarit, Artan Hoxha: Pse dhe kush i fshiu pamjet e serverave të kryeministrisë?! (Video)

Vendimi për rihapjen e çështjes së 21 janarit ka sjellë edhe reagimin e gazetarit të njohur të kronikës, Artan Hoxha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale  e cilëson si një shans i ri për të dhënë drejtësi.

Hoxha shkruan se rihapja e dosjes i jep mundësinë prokurorisë, të hetojë edhe personat përgjegjës që penguan hetimet e 21 janarit?!

“Rihapja e hetimeve per dosjen e 21 janarit, është një shans i ri për të dhënë drejtësi, për një nga ngjarjet më të rënda të postkomunizmit… Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10-të vite nga kjo ngjarje, e ndodhur në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përpara qindra kamerave të televizioneve, ende nuk është zbardhur e vërteta për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Në gjykimin e parë, gjykata fajësoi me vendime qesharake ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndre Prendi, për vrasjen e protestuesit Faik Myrto, dhe ish-shefin e shtabit të njësisë speciale të Gardës së Republikës, Agim Llupo, për vrasjen e protestuesit Ziver Veizi…”, shkruan Hoxha.

Më tej ai shton se rihapja e dosjes i jep mundësinë prokurorisë të hetojë edhe personat përgjegjës që penguan hetimet e 21 janarit?!

“Pse dhe kush i fshiu pamjet e serverave të kryeministrisë?! Kush i mori në mbrojtje  ekzekutorët e protestuesve dhe pengoi ekzekutimin e 6 urdhër-arresteve të prokurorisë?! Katër të vrarët dhe 13 te plagosurit e “21 janarit”, nga armët e shtetit, kërkojnë drejtësi. Kjo mundësi duhet shfrytëzuar, që të paprekshmit të mos mbeten përjetësisht të paprekshëm….,” shkruan Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT