21 janari/ TRONDIT xhaxhai i Aleks Nikës: Na kanë ofruar lekë, si mund të lahet vrasja me para

Xhaxhai i Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit ka bërë një deklaratë të fortë, teksa është shprehur në OPEN se i janë ofruar lekë për rastin.
Teksa kërkon që çështja t’i kalojë SPAK, Nika tha se nuk mund të shitet gjaku i Aleksit me para.
“Ky propozim për zgjidhjen e çështjeve me të holla na është bërë dy here nga Strasburgu, e kemi refuzuar si akt i shëmtuar për ne, vrasje nuk zgjidhet me para, i bie të shisnim gjakun e Aleksit. E kemi kërkuar që kjo të refuzohet nga avokatura shqiptare.
Kam një dyshim që Strasburgu ja faturon prokurorisë së Tiranës dhe pastaj ta mbyllë, se do penalistë dhe juristë të mirë, që prokuroria si ka, prandaj duam të çohet në SPAK, se na ka thënë që si plotëson kushtet,
Unë akuzoj Berishën , Bashën, Prendin, si dhe prokurorin e përgjithshëm që ka manipuluar hetimin, Llallën. Ndryshe kjo çështje është e destinuar të varroset sërish”, tha Mark Nika.
Sot u mësua se prokuroria e Tiranë ka rihapur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, por familjarët duket se i besojnë më shumë SPAK-ut./Gazeta SHQIP