Berisha sulmon Bashën: Unë kur humba dhashë dorëheqjen, ai…

Sali Berisha ka sulmuar Lulzim Bashën gjatë një interviste për Alfred Lelën.

Gjatë intervistës, Berisha ka ngritur në qiell me lavdërime Bujar Nishanin, i cili sot është kundërshtari më i egër i Bashës.

Ai ka thënë: “Më befasoi data 13 qershor, unë prisja shtyrje, jo afrim të datës së zgjedhjeve për kryetarin e partisë”.

I pyetur nëse Basha e dinte që Berisha ishte shpallur “non grata” nga SHBA, ndaj dhe afroi datën e zgjedhjeve për kreun e PD-së, ashtu siç pretendon Bujar Nishani, Berisha tha:

“I takon atij ta sqarojë.

Unë kur humba zgjedhjet dhashë shembullin tim me dorëheqjen”.

Me sa duket, Sali Berisha nu kia fal Lulzim Bashën që nuk po e mbron pas shpalljes “non grata” nga SHBA.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT