21 janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës zbulon emrin: Plumbi doli nga arma e…

Vetëm një ditë pasi u vendos rihapja e dosjes së 21 janarit për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 10 viteve më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka folur në një intervistë ekskluzive për Breaking në Top News.

Mark Nika u shfaq optimist për nisjen e hetimet nga SPAK dhe foli me siguri se plumbi që i mori jetën nipit të tij i përkiste shefit të Gardës, Ndrea Prendi.

Xhaxhai i Aleksit i pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni tha se pa u dënuar urdhëruesit dhe ekzekutorët, që sipas tij janë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi nuk do të ketë qetësi në Shqipëri.

“Do merren prokurorët që janë marrë me hetimin paraprak, po ata janë të lidhur me politikën dhe nuk hetohet siç duhet. Këtë çështje ta marrë SPAK se nuk është e lidhur as me politikën e tanishme e as atë të kaluar.

Lajmin e morëm vesh nga mediat. Nuk kemi rreshtur kurrë së kërkuari drejtësi, se është krim i shëmtuar. Prokuroria nuk ka akuzuar vrasësit. Ish-kryeministri Berisha, edhe Basha, duhet të shkojnë para drejtësisë. Ata kryen vrasje. Por nuk kemi pasur drejtësi.

Kemi kërkuar edhe nga Gjykata e Strasburgut, kemi informacion se ka nisur gjykimi. Po krijohet mundësia që të akuzuarit të shkojnë në gjyq. Pa u dënuar urdhëruesit dhe ekzekutorët, nuk do ketë qetësi e drejtësi në Shqipëri.

SPAK të merret me Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin. S’mund të pranojmë që vrasësit të jeën në parlament dhe të bashkëpunojmë me mazhorancën e sotme.

Është arma e Ndrea Prendit që ka qëlluar Aleksin, plumbi që u gjet në kokën e tij ishte deformuar. Ekspertët balistikë thonë se në gjendjen që është sot plumbi është i paidentifikueshëm, shteti duhet të hetojë se pse është ndërruar plumbi. E morëm vesh në rrugë private që është arma e Ndrea Prendit që qëlloi mbi Aleksin. Ato ndërruan tytat me shoferin për të fshehur gjurmët. Në dosje i kanë hequr dokumentet,” tha Mark Nika.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT