Vizitë e papritur/ Ambasadorja e SHBA shkon në SPAK, Yuri Kim takim me Arben Krajën

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndodhet prej orës 15:00 në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Sipas Top News, diplomatja e SHBA mësohet se është duke zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja.
Takimi i zonjës Kim me kreun e SPAK vjen menjëherë pasi Kraja paraqiti sot raportin e SPAK për vitin 2020 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë/Gazeta SHQIP