“Ne i besojmë OSBE-ODIHR”/ Ministri gjerman thirrje Bashës: Kam 25 vite në politikë, shkoni në Parlamet atje zhvillohet debati

Ministrin gjerman për Europën Michael Roth në deklaratën pati një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, ky i fundi e ka informuar nga afër me të gjithë shqetësimet për procesin zgjedhor të 25 prillit.

Ministri Gjerman i tha Bashës se Të gjithë problematikat që janë adresuar duhet që të qartësohen nga autoritete dhe nga institucionet përkatëse. Në lidhje me këtë proces ne i besojmë ODIHR.

Roth shtoi se opozita duhet të jetë në parlament pasi aty zhvillohet debati politik, në një sistem demokratik ne nuk jemi armiq me njëri tjetrin por jemi konkurrente, dhe parlamenti është ai që i dërgon para objektivat e vendit

Fjala e Bashës:

Pata kënaqësinë të pres ministrin e Shtetit Michael Roth  të cilin e informova mbi zhvillimet dramatike dhe masakrën zgjedhore të 25 prillit. Shqipëria humbi një mundësi të artë për shqiptarët, për demokracinë, por edhe për të ecur përpara me procesin e integrimit europian të vendit. Për mua mua, për Partinë Demokratike, për opozitën nuk ka mundësin tjetër dhe nuk ka mundësi më të mirë për të  ndryshuar vendin sesa procesi i integrimit europian. Ky është një proces i bazuar tek arritjet, tek meritat dhe për fat të keq në këto zhvillime siç e kemi parë edhe nga konkluzionet e Këshillit Europian apo nga Rezoluta e Bundestagut Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vite për shkak të mosarritjeve të kushteve të vendosura  të cilat janë rënduar  edhe më shumë me zhvillimet e 25 prillit.

Ne kemi bërë  gjithçka në dorën tonë, opozita ka bërë gjithçka duke filluar me konsensusin për Reformën në Drejtësi dhe konsensusin për Reformën Zgjedhore të 5 qershorit. Për fat të keq qeveria i shkeli me këmbë të dyja këto. Ajo që i kam kërkuar ministrit Roth njësoj si të gjithë miqve ndërkombëtarë është të flasin dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë  tepër vonë për demokracinë dhe për Shqipërinë për të mos lënë që e njëjta situatë të ndodhë që Shqipëria të vazhdojë të jetë e mbushur me kriminelë në parlament, me drogë dhe zhytur në indekset më të ulëta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjermania ka qenë dhe është mbështetëse e madhe e Shqipërisë  në çdo front e në veçanti në rrugën e integrimit europian dhe unë për këtë dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë ministrit Roth, qeverisë federale, kancelares Merkel, Bundestagut dhe popullit mik gjerman

Fjala e ministrit gjerman Roth:

“Të gjithë problematikat që janë adresuar duhet që të qartësohen nga autoritete dhe nga institucionet përkatëse. Në lidhje me këtë proces ne i besojmë ODIHR. Unë jam dakord me Bashën kur thotë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe askund tjetër. nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme nuk varet vetëm nga qeveria, por dhe nga parlamenti dhe nga opozita dhe uroj që të gjendet një rrugë e përbashkët mes qeverisë dhe opozitës. Në një sistem demokratik ne nuk jemi armiq me njëri tjetrin por jemi konkurrente, dhe Parlamenti është ai që i dërgon para objektivat e vendit pasi atje zhvillohet debati politik. unë kam 25 vite në politikë 8 vite në qeveri dhe të gjitha betejat politike i kemi zhvilluar në parlament./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT