FOTOT/ Çfarë shënoi Rama në “Librin e artë të albanologjisë” të Akademisë së Shkencave

Akademia e Shkencave të Shqipërisë është futur në një kurs reformimi, ndërsa së fundmi strukturës u janë shtuar 30 anëtarëve të rinj, mes tyre 17 janë profesionistë që punojnë në Europë dhe në Botë.
I pranishëm në ceremoninë e pranimit të anëtarëve të rinj ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Para se të hynte në sallën “Aleks Buda” ku mbahej mbledhja, Rama ndaloi në “Librin e artë të albanologjisë” dhe në vend të një shënimi vizatoi simbolin kombëtar shqiponjën me nënshkrimin: “Nder i madh për mua. Faleminderit”.
Fotot janë shpërndarë gjërësisht në rrjet, ku nuk kanë munguar as komentet e ndryshme./Gazeta SHQIP