Vrasjet e 21 janarit/ Avokat Beqiri: Ja si Berisha i urdhëroi të gjithë të gënjenin për të mbajtur karrigen

Për çështjen e 21 janarit dhe 4 vrasjet e 10 viteve më parë në protest, foli edhe avokat Idajet Beqiri nga studio e Breaking në Top News.

Beqiri fajin kryesor për të gjithë ngjarjen ia vë ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi sipas tij manipuloi një sistem të tërë në mënyrë që të dilte pa lagur nga çështja.

“Skema që paraqiti para gazetarëve dhe organeve të drejtësisë, Berisha u tha për linjën që duhet të ndjekin. Të njëjtën linjë mbajtën edhe mjekët, dhe për këtë duhet të gjykohen dhe ata se gënjyen, se thanë sic i tha Berisha, që janë qëlluar nga afër. Por plumbat nuk erdhën nga afër, erdhën nga dritaret e kryeministrisë.

Për Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën nuk u zbulua kush i qëlloi dhe nuk dolën autorët. Këto çështje nuk mbyllen, dosja ishte e hapur, se për këta persona çështja ishte pezulluar.

Prokuroria e Tiranës është kopetente për ta marrë këtë çështje, por nëse i del problemi që këtu nuk kemi të bëjmë me një vrasje nga pakujdesia, por kemi të bëjmë me një vrasje që ka bërë një grup i strukturuar kriminal me në krye Sali Berishën.

Gardistët s’kishin gjë me Aleks Nikën e tre të tjerët, por për të mbrojtur karrigen e ish-kryeministrit bënë planin për t’u dhënë një mësim protestuesve që mos të dilnin më sa të mbyllej mandati i Sali Berishës,” tha Beqiri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT