VIDEO/ Me karrocë me rrota në spital, Fatos Nano në gjendje jo të mirë shëndetësore

Një video është publikuar në media, ku shihet ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS-së, Fatos Nano i cili mbërrin në një spital privat në Tiranë.
Ai zbret nga makina tip Mercedes Benz i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano dhe shoqëruesi i tij. Nuk dihet se çfarë mund të ketë pasur Nano, por shihet se ai vë maskën dhe ecën ngadalë, në pamundësi për të vazhduar me këmbët e tij.
I ndihmuar dhe nga mjekët ai ulet në karrocë dhe futet brenda në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Burime pranë familjes së ish-kryeministrit Nano bëjnë me dije për Newsbomb se ai ndodhet në shtëpinë e tij dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Nuk dihet se kur është realizuar kjo video, por besohet gjatë dimrit duke gjykuar nga maska dhe veshja dimërore me pallto.