PS drejt 98 votave për shkarkimin e Metës, emrat e ish-deputetëve të LSI pro rrëzimit të presidentit

10 qershori do jetë prova e socialistëve për betejën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Për t’u miratuar kërkohet një shumicë e cilësuar të votave. Për të larguar Metën si hap të parë Parlamentit i duhen 93 vota. Aktualisht mazhornca përpara zgjedhjeve parlamentare duket se menduar me lëvizjet e saj duke afruar ish-deputetët e LSI-së dhe i futur në listat e saj si kandidatë për deputetë.

Kështu janë 10 deputetë që ishin pjesë e opozitës parlamentare që u futën në listat e PS-së si kandidatë për deputetë, ku vetëm dy prej tyre fituan mandat. Pjesa më e madhe e tyre janë nga listat e LSI-së, të cilët refuzuan të dorëzonin mandatin e deputetit tre vite më parë. Lefter Koka dhe Aurora Mara janë deputetë të PS-së, katër vite më parë u zgjodhën me siglën e LSI-së.

Pjesa tjetër e ish-deputetëve të LSI që tashmë mbrojnë PS-në janë Ylli Shehu, Enver Roshi, Nimet Musai, Ediola Braha, Klajdi Qama, Vasil Sterjovski dhe Edmond Rrushi. Në këtë listë është edhe Halit Valteri, por që ai ka qenë në listat e PD-së.  Sic dihet LSI është parti e themeluar nga presidenti aktual Ilir Meta.

Socialistët kanë 74 deputetë, tre deputetë të PDIU janë pjesë e mazhorancës, këtu përfshihet dhe deputeti i PSD-së. Ndërsa 10 deputetët e  “rinj” e PS-së mund të cilësohen si vota të sigurta pro shkarkimit të Metës.

Por socialistët shprehen se janë drejt sigurimit të 98 votave për shkarkimin e Metës. Këtu futen edhe deputetët e opozitës parlamentare si Myslim Murrizi, Edmond Stojku (i zgjedhur nga LSI), Halil Jakimi, Arlind Çaçani dhe Nikolin Staka që kanë qenë pjesë e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit.

Mbetet për t’u parë nëse  PS-ja do te jetë unike në votimin e saj për shkarkimin e presidentit. Hapi i radhes do te jete ai i Gjykates Kushtetuese.

Deputetët e opozitës që kandiduan me PS

Lefter Koka

Aurora Mara

Ylli Shehu

Enver Roshi

Nimet Musai

Ediola Braha

Halit Valteri

Klajdi Qama

Vasil Sterjovski

Edmond Rrushi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT