Greqia “e tepron”, zgjat përsëri masat kufizuese në kufirin me Shqipërinë

Greqia ka vendosur të vijojë të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë.
Ambasada greke në Tiranë njoftoi se masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në drejtim të Greqisë do të mbeten të pandryshuara deri më 7 qershor 2021.
Aktualisht Greqia lejon lëvizjen nga Shqipëria vetëm për shtetasit e saj dhe ata me dokumente qendrimi, me tampon negativ, ndërkohë që qytetarët e tjerë nuk lejohen të udhëtojnë.
“Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi mbeten në fuqi deri në datën 7 qershor 2021”, shkruan Ambasada.