Shehaj nga Vlora: Do ishte vetëvrasje po të vazhdonim me Lulzim Bashën!

Kandidati për kryetar i Partisë demokratike, Agron Shehaj ka vizituar sot Vlorën dhe demokratët atje, në kuadër të fushatës që po bën për të marrë drejtimin e partisë.

“Do ishte vetëvrasje nëse ngulim këmbë me këtë lidership dhe me këtë mënyrë të drejtuarit të opozitës”, u shpreh Shehaj në Vlorë duke thumbuar keq Bashën.

Ai shkoi si fillim në Selenicë në elektoratin e tij e më pas në teatrin Petro Marko. Ajo që ra në sy ishte mungesa e deputetëve të zgjedhur në qarkun e Vlorës si dhe kryetarit të PD, Genc Deromema.

Shehaj më tej u theksoi se Basha duhet të jepte dorëheqjen si në një vend evropian pas një humbje duhet të vijë një dorëheqje. Ai e mbylli diskutimin me idenë se që të rrëzohet Rama, duhet të ndryshohet lider.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT