Presion për rinisjen e dialogut? Të dërguarit e posaçëm të BE e SHBA vizitë ‘urgjente’ në Prishtinë

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin ndodhen në Prishtinë për një vizitë të shkurtër, por intensive takimesh.

Miroslav Lajçak dhe MNatthew Palmer e kanë nisur vizitën me takimin e zhvilluar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj. Më pas, ata takuan Presidenten Vjosa Osmani.

Në asnjërin prej këtyre takimeve nuk ka pasur deklarata për shtyp. Por, një ide se për çfarë është diskutuar në takimin me udhëheqësit e LDK-së e dha Avdullah Hoti, ish-Kryeministër i Kosovës.

“Sot takuam Mattheë Palmer për të diskutuar zhvillimet politike dhe rolin e Lidhjes Demokratike në këto zhvillime. U ofrua qartësi e plotë lidhur me rolin e SHBA-së në këto zhvillime”, deklaron ai, derisa thekson se vendi është i bekuar që ka miqësi me SHBA-në. Kosova është e bekuar me miqësinë e përhershme që ka me SHBA-në”, shkruan Hoti në Facebook

Fill pas takimit me krerët e dy partive kryesore opozitare, Lajçak dhe Palmer kanë hyrë në zyrën e Kryeministrit Albin Kurti në godinën e Qeverisë së Kosovës.

Vizita e dy të dërguarve të posaçëm të Brukselit dhe Uashingtoni mbërrin në një kohë që BE dhe SHBA kanë shtuar presionin për rinisjen e dialogut, ndërsa nga ana tjetër janë bërë publike disa dokumenta jozyrtare për ndryshime kufijsh.

Albin Kurti fillimish kushtëzoi rinisjen e këtij dialogu me reciprocitetin, ndërsa më vonë u vu re një tërheqje e tij nga ky qëndrim.

Në Prishtinë, partitë opozitare i kanë kërkuar Kryeministrit Albin Kurti që të kërkojë përfshirjen e SHBA në dialogun me Serbinë, duke mos ja lënë moderimin e këtij dialogu vetëm Bashkimit Europian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT