Llalla: Ndjehesha i kërcënuar nga banda e Shullazit, u detyrova që…

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është shprehur sot në një intervistë se familja e tij është kërcënuar nga banda e Emiliano Shullazit.

Për këtë arsye Llalla tregoi se ka qenë i detyruar t’i largojë fëmijët e tij jashtë vendit.

“Një nga periudhat më të vështira përgjatë detyrës time ka qenë largimi i fëmijëve nga vendi. Kjo pasi jeta e tyre ka qenë në rrezik nga prania e disa bandave kriminale në vend.

Kisha marrë informacione që u rrezikohej jeta dhe për këtë i dërgova në Gjermani te disa të afërm.

Kanë qenë disa banda siç ishte ajo e Shullazit që ishte kthyer një bandë tepër të rrezikshme,” tregoi Llalla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT