Asambleja e PS, zbardhet axhenda: Nga Kongresi deri te zgjedhjet brenda partisë

Partia Socialiste do të mbledhë të martën, 2 qershor, Asamblenë e Partisë Socialiste.
Mbledhja do të zhvillohet online në orën 17:30, ndërsa Rama dhe Balla do të jenë në seli. Në rendin e ditës do të jetë miratimi i datës së kongresit të Jashtëzakonshëm dhe deri te zgjedhjet e brendshme në PS.
Mbledhja do të vijojë me informacionet mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të partisë. Ndërsa në “filtrin” e Asamblesë do të kalojë edhe rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku do të bëhet një analizë e rezultatit në strukturat vendore të PS.
Në këtë Asamble pritet të flasë kryesocialisti Edi Rama, i cili do të japë mesazhin në lidhje me procesin e reformimit të PS-së, pasi sicc ka deklaruar edhe më përpara, kush ka pasur rezultate të dobëta në zgjedhjet parlamentar duhet të hapë krahun, duke ia lënë vendin atyre që kanë treguar më tepër me punën e tyre.