Raporti në Komision/ Deputetja Hysi gozhdon kryeprokurorin Çela: Sa i ka kushtuar krimi shoqërisë? Pse po pushohen çështjet?

Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvilloi sot seancën dëgjimore kryeprokurorin Olsjan Çela për raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2020.

Pas një raportimi të gjatë, radha i ka ardhur deputetëve të Kuvendit, të cilët kanë dhënë vlerësimin e tyre mbi punën e prokurorisë së përgjithshme.

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi ka qenë tejet e ashpër në qëndrimet e saj, duke deklaruar se një pjesë e rezolutës së miratuar nga Parlamenti vitin e kaluar nuk është zbatuar nga ana e prokurorisë, duke kërkuar mbi të gjitha që ato që nuk janë plotësuar. Ajo kërkoi që ato vihen sërish në rezolutën e ardhshme për t’u plotësuar nga ana e prokurorisë së Përgjithshme.

Hysi u referua te krimet seksuale duke kërkuar që shihet edhe masa e ndëshkimit të personave që kërcënojnë apo kryejnë krime seksuale të grave dhe të vajzave të mitura.

“Rasti i Kavajës, a duhet një politikë penale më të ashpër dhe agresive për krimet seksuale dhe dhunës në familje. Mendoj që të jetë një nga rekomandimet e 2021, politika penale më ashpër për krimet seksuale, krimet seksuale, shantazhimit që i bëhet vajzave me videot erotike. Cili është bashkëpunimi i prokurorive të rretheve me shoqatat e organizatat”, tha Hysi.

Socialistja iu drejtuar Çelës, me pyetjen “Sa i ka kushtuar krimi shoqërisë? Nuk e di se pse kemi një rritje të pushimit të çështjeve penale. Shoh që kemi më pak pezullime që është me vjedhjet. Çfarë ka ndodhur se ka më pak çështje të dërguar në gjykatë? Pse kemi një nivel të lartë të vendimeve të pafajësisë? Përse nuk kemi mos ekzekutim të veprave penale? Ka persona që nuk gjendeni”.

Ajo e lidhi këtë me arsyet se mbase prokurorët kanë frikë nga hetimi dhe se nuk duan të nisin çështje hetimore, apo t’i çojnë deri në fund.

“Jam e shqetësuar në lidhje me rekomandimin 8 të rezolutës, bashkëpunimin mes ministrisë së Drejtësisë, SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, për fillimin e përpunimit të ligjeve për luftën kundër korrupsionit. Statistikat janë bazat. Track records, pushimi apo arsyet e pezullimit, çështjet e dërguara në gjyq. Pse kemi kaq shumë mos fillime të hetimeve të çështjeve? Duhen një sistem të unifikuar të të dhënave, për sa i përket sistemit të statistikave. Lidhur me rekomandimin tetë rimarrin dhe të vemë në rezolutën e re për 2021”, deklaroi Hysi.

Më tej ajo shtoi se motoja godit paranë, nuk pati shumë zbatim nëpërmjet ligjit Antimafia. “Paraja duhet goditur? Zbatimi i ligjit Antimafia. Ka rritje por nuk është ai rezultat që pritet. Do të doja të dija cila është arsyeja, ka mungesë të vullnetit apo keni vështirësi për zbatimin e ligjit Antimafia? A ka barriera, apo faktin që një pjesë e prokurorëve që janë në vetting nuk duan të merren, pasi mund të largohen nga ky proces”, theksoi Hysi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT