VIDEO: Kunati i Lulit takim me Lelin (me siguri qajnë hallet për Edi Ramën, i cili e ka më mirë me Lulin, se me Lelin)

Erion Isufaj kunati i famshëm i Lulzim Bashës është parë ditët e fundit nën shoqërinë e Dritan Lelit, kryetarit të Bashkisë së Vlorës.
Të dy bashkë janë parë të bisedojnë gjatë pas murit të Akademisë së Arteve në Tiranë.
Nuk është e qartë se për çfarë kanë biseduar, por dobësia e kunatit është pallati i tij në Lungomare në Vlorë, i cili u prish nga qeveria Rama në vitin 2013.
Edhe pse ka një vendim gjykate për dëmshpërblim, duket se ai po vonon dhe ndoshta kunati ka gjetur sërisht urat e komunikimit me Bashkinë e Vlorës.
Por kjo është vetëm një hamendje. Nuk është e segurtë në finale, nëse kunati po i kërkon ndihmë Lelit, apo Leli po i kërkon ndihmë kunatit, pasi ka një marrëdhënie të prishur me kryeministrin Rama.
Më shumë ka shanse t;i qajnë hallin njëri- tjetrit për Edi Ramën, pasi ky i fundit i ka shtrirë dorën e pajtimit Lulit, por jo Lelit.