“Çanta e zezë e Baba Takut”/ Spartak Braho zbulon “misterin”: Ka një simbolikë në lidhje me…

“Çanta e zezë e Baba Takut”, është një temë e cila përmendet, shpesh nga presidenti Meta duke ironizuar ish-mikun e tij Spartak Braho. I pyetur në lidhje me këtë temë ditën e sotme në emisioni “Breaking” në Top News Braho u shpreh se “çanta e zezë” ka një simbolikë me profesionin tim si jurist, gjykatës si një ndër themeluesit e partisë socialiste.

“Çanta e zezë ka një simbolikë me profesionin tim si jurist, gjykatës si një ndër themeluesit e partisë socialiste. Kam ndjekur ngjarje tragjike të këtij vendi, kam një kujtesë të fortë dhe di shumë gjëra për politikanë të ndryshëm të rangut të lartë.

Sali Berisha është e keqja e këtij vendi, më në fund e morën vesh edhe amerikanët. Në 98 ndodhi që u ngrit një komision hetimor që Berisha duhet çuar në hetim, I hoqëm imunitetin pas nuk vepruan organet e drejtësisë. Ai desh futur në burg në 98 dhe ne do kishim shpëtuar të gjithë, tha Braho në emisionin Breaking në TopNews.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT