Të tjera vaksina në Shqipëri, shkon në 900 mijë numri total i tyre

Një sasi prej 40 mijë e 800 dozash vaksina AstraZeneca kanë mbërritur në Rinas si pjesë e mekanizmit Covax.
Kjo sasi e çon numrin total të vaksinave që ka siguruar Qeveria shqiptare në rreth 900 mijë të tilla dhe pranë objektivit të vendosur nga Kryeministri Edi Rama për 1 mln vaksinime brenda muajit qershor.
“40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë. Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Rama.
560 mijë doza janë vaksina kineze Coronavax, ndërsa pjesa tjetër ndahen mes Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.