Itali/ “Parlamenti Arbëresh”, projekti që synon të mbrojë komunitetin shqipfolës

Në një shkrim të publikuar sot në gazetën italiane “Il Quotidiano del Sud” prezantohet projekti i ri i cili synon të mbrojë të drejtat e arbëreshëve.
Presidenti i “Calabria protagonista”, Alfreda Lorio dhe eurodeputeti Vincenzo Sofo kanë lançuar projektin “Parlamenti Arbëresh”.
Një projekt politik dhe kultoror, objektivi i të cilit është vlerësimi dhe mbrojtja e gjuhës arbëreshe, një komunitet që përbëhet nga mbi 50.000 njerëz në territorin kalabrez dhe paraqet një pasuri kulturore që ja vlen të mbrohet. Konferenca do të mbahet sot në Hotel “San Francesco” në Spezzano Albaneze dhe i pranishëm do të jetë edhe deputeti Gianluca Rospi dhe shumë përfaqësues të tjerë të komunave arbëreshe, si kryetari i Santa Sofia dÉpiro, Daniele Atanasio Sisca, nga Spezzano Ferdinando Nociti, e shumë të tjerë. Objekti është vlerësimi i realitetit arbëresh përmes njohjes së të drejtave të këtij komuniteti, njësoi si të gjithë minoritetet e tjera në Itali. Gjithashtu do të kërkojmë nga fondi i Bashkimit Europian, krijimin e një rrjeti televiziv për minoritet gjuhësore arbëreshe dhe greke.
