Rama kërkon hapjen e degës së “AirAlbania” në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kompanisë “Air Albania” të marrë në konsideratë hapjen e një dege në Prishtinë.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë televizioni social i Ramës, “ERTV News”.

“Air Albania” ka lindur pas një përgatitjeje të gjatë dhe falë partneritetit me “Turkish Airlines”, në akademinë e së cilës janë shkolluar 38 stjuardesat, stjuartët dhe e gjithë pjesa tjetër shqiptare e personelit.

Avioni i parë i kësaj kompanie është ulur të premten në mbrëmje në Tiranë, me emblemën e stilizuar të shqiponjes në trupin e Airbus 319.

Të parët që kanë ngjitur shkallët e “Lasgushit” kanë qenë studentët e ekselencës, për një fluturim inaugurues Tiranë-Stamboll, si një urim simbolik për vitin e ri shkollor.

Pas muajit të testeve “Air Albania” do të fluturojë edhe në Romë, Londër, Milano e Bolonja, për t’u shtrire hap pas hapi në drejtime të tjera./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT