Shkarkimi i presidentit, hapet gara për 3 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata e Lartë ka hapur procedurë për aplikimin e 3 vendeve vakante për anëtarë. Ky institucion njoftoi nisjen e procedurave për plotësimin e vendeve pas mbarimit të mandateve të anëtarëve Vitore Tushës, Gani Dizdari dhe Fatmir Hoxhës.

Afati i pranimit të kandidaturave është 30 ditor dhe më pas emrat do t’i kalohen për shqyrtim Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Vitore Tushës i ka mbaruar mandati prej kohësh, por në bazë të ligjit ajo qëndron në detyrë deri sa t’i caktohet pasardhësi.

Kjo procedurë vjen në një kohë kur Parlamenti do të votojë me 9 qershor për shkarkimin e Metës nga posti i presidentit, vlerësimim përfundimtar për këtë vendim do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese./Shqip

Shkarkimi i presidentit, hapet gara për 3 vendet vakante në

Shkarkimi i presidentit, hapet gara për 3 vendet vakante në

 

Dokumenta bashkëngjitur

Back to top button
LAJMET E FUNDIT