Nga dronët superinteligjentë te ndërtimi i fabrikës për 7 lloje vaksinash, Rama tregon për projektet që bisedoi në Turqi

Kryeministri Edi Rama së bashku me disa ministra të qeverisë ndodhte në Turqi për një vizitë dy ditore.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka treguar se ka marrë disa premtime për investime madhore të qeverisë turke në Shqipëri. Ai shkruan se ka biseduar me ministrat turq për ndërtimin e fabrikës që do të prodhojë 7 lloje të vaksinave, si pjesë e një qendre të prodhimit farmaceutik.

Gjithashtu në periferi të kryeqytetit do të ndërtohet Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi. Një pikë tjetër për të cilën u diskutua është edhe pajisja e Shqiëprisë me sistemin e kontrollit të territorit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet dhe rendin public.

Postimi i Ramës:

Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave si pjesë e një qendre të prodhimit farmaceutik

* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

* Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare

Back to top button
LAJMET E FUNDIT