“Mid’hat Frashëri takoi Zervën”/ Deputeti i Ballit sulmon Paskal Milon: Grup pensionistësh të rrjedhur që u ka mbetur ora në diktaturë

Deputeti i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka sulmuar akademikët që do të merren me rishkrimin e Historisë së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në Parlament ai shprehu rebelimin e tij në lidhje me faktin e nxjerrë nga historiani i njohur Paskal Milo se Mid’hat Frashëri kishte takuar Napolon Zervën.

“A ishin kjo sërë historianësh që fshinë fotografinë dhe emrin e Mid’hat Abdyl Frashërit nga certifikata e lindjes së shtetit shqiptar,si firmëtar i shpalljes se pavarësisë ? A mund ta rishkruajnë historinë ata që e kanë falsifikuar dhe kanë predikuar këtë histori farsë. Z.Milo që nga mësues në Himarë e deri në mësimdhënës në unversitet,e ka transmetuar tek brezi i ri me shumë zell historinë e trilluar të diktaturës me heronj dhe mite fals. E ka përsëritur kaq shumë herë gjatë jetës së tij këtë “Histori të Gënjeshtërt” saqë, vetë “E Vërteta” i duket e gënjeshtërt”, deklaroi Roshi.

Sipas tij, “këta njerëz kanë humbur referencat me të vërtetat historike.I ka mbetur Ora në Diktaturë, saqë sot me një mëndje diabolike mundohet ta nxjerrë sërish Mid’hat Frashërin antikombëtar duke sajuar ca kujtime të një “X”personi se paska takuar Zervën. Zerva një nga armiqtë e Mid’hat Frshërit. Kujtimi qënka i ndihmësit të Zervës.A mund ta marrim të mirëqenë për ta integruar në historinë kombëtare një kujtim që nuk është shkruar as nga vetë i zoti,por nga një person i tretë, i cili është  i barazvlefshëm me një thashetheme”.

Ai i bëri thirrje Ramës  që të mos japë para për këtë grup studiuesish që bëjnë histori të rreme, ndërsa i kërkoi Bashës që të reagojë ndaj një nisme të tillë për mbrojtjen e vlerave të përfaqësuesve të së djathtës.

“Morali i Qeverisë është për tokë kur për interesa politike përdor një grup pensionistësh që edhe të prekur nga skleroza, fragmenti i vetëm që ju mbetet nga kujtesa është se  “Mid’hat Frashëri  duhet të shfaqet si antikombëtar” sepse është kundër komunizmit që ata adhurojnë”, theksoi Roshi. Kujtimi mbart në vetvete subjektivitet, kujtimi mbart trillim për të nxjerrë në pah një qëllim të hershëm,kujtimi mbart trukim në përputhje me qëllimin e tregimit. Si ka mundësi që ky kujtim-trillim i ka shpëtuar historiografisë komuniste të Enver Hoxhës ? Nuk e kemi gjallë as Kristo Frashërin ta pyesnim pse e ka neglizhuar këtë gënjeshtër?”, tha ai.

Pjësë nga fjala e Roshit

Ne kërkojmë ta rishkruajmë historinë sepse e kanë shkruar keq në interes të pushtetit të diktaturës po këta që sot vijnë si shpëtimtarë dhe akademikë të caktuar nga akademia e shkencave për ta rishkruar historinë.

A ishin kjo sërë historianësh që fshinë fotografinë dhe emrin e Mid’hat Abdyl Frashërit nga çertifikata e lindjes së shtetit shqiptar,si firmëtar i shpalljes se pavarësisë ?

A mund ta rishkruajnë historinë ata që e kanë falsifikuar dhe kanë predikuar këtë histori farsë.
z.Milo që nga mësues në Himarë e deri në mesimdhënës në unversitet,e ka transmentuar tek brezi i ri me shumë zell historine e trilluar të diktaturës me heronj dhe mite fals.E ka përsëritur kaq shumë herë gjatë jetës së tij këtë “Histori të Gënjeshtërt” saqë, vetë “E Vërteta” i duket e gënjeshtërt.

Këta njerëz kanë humbur referencat me të vërtetat historike.I ka mbetur Ora në Diktaturë, saqë sot me një mëndje diabolike mundohet ta nxjerrë sërish Mid’hat Frashërin antikombëtar duke sajuar ca kujtime të një “X”personi se paska takuar Zervën.Zerva një nga armiqtë e Mid’hat Frshërit.Kujtimi qënka i ndihmësit të Zervës.A mund ta marrim të mirëqenë për ta integruar në historinë kombëtare një kujtim që nuk është shkruar as nga vetë i zoti,por nga një person i tretë, i cili është  i barsvlefshëm me një thashethem.

Kujtimi mbart në vetvete subjektivitet, kujtimi mbart trillim për të nxjerrë në pah një qëllim të hershëm,kujtimi mbart trukim në përputhje me qëllimin e tregimit. Si ka mundësi që ky kujtim-trillim i ka shpëtuar historiografisë komuniste të Enver Hoxhës ? Nuk e kemi gjallë as Kristo Frahsërin ta pyesnim pse e ka neglizhuar këtë gënjeshtër ?

Të rishkruash historinë do të thotë ti qasesh konceptit të studimit të saj. Vetë koncepti i Studimit bazohet tek logjika e shëndoshë duke marrë në konsideratë dokumente që flasin të lidhura me kronologjinë e ngjarjeve me qëllime të deshifrueshme duke lënë mënjanë hamendësimet.

Mid’hat Frashëri ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit Fuqiplotë në Greqi për lagimin e Çamëve nga trojet e tyre.
Pse e ndodh kjo gjë ?

Këtë gjë e vjen si pasojë e vesit të shërbyesit ndaj diktaturës dhe sot ndaj segmenteve pasuese të saj. Vjen në mënyrë natyrale sepse vesi largohet bashkë me shpirtin.

Historia duhet të preket nga elementë të rrymës reduksioniste për të shmangur boshllëkun e mbushur me trillime dhe të qëndrojë tek thelbi i të vërtetës në përputhje me një kohë të shkurtër për absorbimin e saj nga brezi i ri.

I bëj thirrje Kryeminstrit të ngrihet në lartësinë e gjykimit që kërkon rishkrimi i historisë që është i lidhur ngushtë me të ardhmen e vendit, të mos përdorë paratë e shqiptarëve për të rishkruar një histori të rreme, nga njerës të pabesueshëm, nostalgjikë dhe adhurues të komunizmit.

Morali i Qeverisë është për tokë kur për interesa politike përdor një grup pensionishtësh që edhe të prekur nga skleroza,fragmenti i vetëm që ju mbetet nga kujtesa është se  “Mid’hat Frashëri  duhet të shfaqet si antikombëtar” sepse është kundër komunizmit që ata adhurojnë.

Në kuptimin metaforik Qeveria nuk mund të përdori emërtesën “Akademi e Shkencave” si emër të një “Azili VIP”  për të rregulluar moshën e tretë të njerëzve që dje ju kanë shërbyer prindërve të tyre si pjesëtarë të aparatit në regjimin diktatorial.

Asnjë fjalë nuk dëgjohet nga kandidatët në garë për kryetar në PD për debatin mbi historinë.Kjo do të thotë se kandidatët nuk kanë tharmin e formimit të djathtë. Atëherë çar vlere ka gara ? Gara nuk është një autoshkollë që të siguron vendin e kryetarit. Gara është një gjurmë në historinë e politikës kur kjo ndodh në një Parti me rol të fuqishëm në vend.

Në se nuk ke perceptimin për pasojat e rishkrimit të një historie të rreme,do të thotë se të mungon fibra politike për të qenë lider.
Në se nuk ke diferenca me konkurentin atëhere mbetesh një aspirues për vendin e Kryetarit.

Qëndrimi ndaj historisë kombëtare është qëndrim ndaj kombit,prandaj si anëtar i Koalicionit Opozitar,i Kërkoj nga kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike të mbështesë qëndrimin tim në lidhje me këtë çështje./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT