“Ishin stërkëmbësh…”/ Lufta e mjekëve me koronavirusin, Tritan Kalo i ashpër me politikanët

Ndërsa Shqipëria duket se është çliruar nga pandemia, mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se politika pati një rol negativ. Sipas tij, politizimi i situatës shërbeu si një stërkëmbësh pengues përgjatë përpjekjeve titanike e të rrezikshme nga stafi mjekësor.

Përmes një reagimi në Facebook, Kalo shkruan se koha do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e përpjekjeve të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të sistemit shëndetësor.

“Kohë kovidiane…. 7.06.2021….Një intervistë e sotme me Al-Jazzeira International bazuar në Londër….Larg politizimit të punës plot Përkushtim e Profesionalizëm të qindra-mijra Mantelbardhëve e anëtarëve të tjerë të stafit mjeksor, për t’u shërbyer të sëmurëve të prekur nga virusi i Sars-Cov2, përgjatë këtyre 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, Pandemisë së Covid-19…. Politizimet e tejskajëshme kudo në Botë përfshirë edhe vendin tonë, jo vetëm që NUKU i shërbyen përplasjes me këtë “armik të padukshëm”, por përkundrazi ato ishin “një stërkëmbësh” pengues përgjatë përpjekjeve titanike dhe jetëriskuese të stafit mjeksor….KOHA do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e i përpjekjeve tona….Together forever!!!”, shkruan Kalo./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT