Rama zbulon shifrën, ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në Shqipëri

Numri i të vaksinuarve kundër covid-19 në Shqipëri  ka arritur në kuotën e 800.000 personave.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Kujtojmë që në Shqipëri janë duke u përdorur një sërë vaksinash anti-COVID, duke nisur nga Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac. Objektivi i qeverisë është që të arrihet në kuotën e 1 milionë shqiptarëve të vaksinuar brenda muajit qershor.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë ka humbur jetën vetëm një pacient i infektuar me covid-19. Ndërkohë nga 2103 testime ka rezultuar se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 5 qytetarë.

Në të gjithë Shqipërinë ka vetëm 230 të infektuar me koronavirus. Dibra, Fieri, Kukësi,Durrësi, Gjirokastra dhe Vlora janë qarqet me më pak raste. /Gazeta SHQIP

Rama zbulon shifrën, ja sa vaksinime janë kryer deri më tani

Back to top button
LAJMET E FUNDIT