“Shqiptarët kanë qenë maqedonas”, ja çfarë mësojnë nxënësit në librin e Gjeografisë (FOTO)
“Shqiptarët kanë qenë maqedonas, por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit”, këto janë “faktet” që nxënësit shqiptarë në Maqedoni mësojnë në librin e Gjeografisë.
Në libër nuk mungojnë as pjesë ku shkruhen pjesë nga poema “Serdarot” e Gligor Përliçev në të cilën thuhet se shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke keqtrajtuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i rrëmbyer si dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Në poemë thuhet gjithashtu se për të bërë plaçkitjet, shqipatërt janë ndihmuar nga qeveria turke.
Sipas portalit, portalb.mk, në faqen 103 thuhet gjithashtu se Shqipëria shfaqet si okupatore e Maqedonisë Perëndimore. Në faqen 105, Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia.
Edhe pse i shkruar me cungime historike, libri vazhdon të jetë në qarkullim në gjimnazin “Zef Lush Marku”ndërkohë që ministri Arbër Ademi ka premtuar korrigjimin e të gjitha librave me përmbajtje kontestuese./ZgjohuShqiptar.info